I shoqëruar nga kryebashkiaku Orlando, Meta viziton lagjen historike të Palermos

Presidenti Ilir Meta në shoqërinë e kryebashkiakut Leoluca Orlando ka vizituar lagjen historike të qytetit të Palermos. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se u lumturua kur dëgjoi nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton aty. Ndër të tjera, Meta u shpreh tepër krenar për origjinën e tyre.

MESAZHI I METËS
??❤️?? I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, z.Leoluca Orlando vizitova dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti të mrekullueshëm.
Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetesha me shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre. ?
I lumtur të dëgjoja nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *