Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë në llogari të shtetit Italian, pasi është dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
I arrestuari është 36-vjeçari Elion Pojani, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Messina”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.