Interpoli konfirmon arrestimin e të arratisurit të kriptove, Do Kwon, në Mal të Zi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Emri i vërtetë i Do Kwon është Kwon Do-hyeong dhe është themeluesi i një kompanie kriptografike, i cili kërkohet në atdheun e tij, Korenë e Jugut dhe në SHBA.
Kwon, themeloi platformën blockchain pas stablecoin TerraUSD dhe monedhës motra të saj Luna. Të dyja monedhat humbën vlerën e tyre brenda pak ditësh në maj 2022, duke fshirë rreth 40 miliardë dollarë nga tregu i kriptove dhe duke shkaktuar panik në të gjithë sektorin spekulativ.
Interpol bën me dije se identiteti i Kwon u konfirmua përmes një përputhjeje të gjurmëve të gishtërinjve.
Kwon drejtonte platformën e blockchain Terraform Labs, kur në shtator Koreja e Jugut lëshoi një urdhër arrest, duke e akuzuar për mashtrim.