Një 38-cjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës,pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Në pranga është vënë shtetasi Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.” thuhet në njoftimin e Policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.