Një 47-vjeçar nga Fieri, është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pasi në vitin 2022, gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë në ambientet në përdorim që ai kishte, u gjet një sasi kanabisi.
Njoftimi i Policisë së Dibrës:
DVP Dibër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjorica”.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Fier.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Gjorica”.
Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative Gjoricë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- O., 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë .Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.