I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari nga Korça

Një 37-vjeçar nga Korça i cili ishte i shpallur në kërkim  është  arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka marrë vendimin e datës 10.09.2022 ku i është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 10.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *