I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 37 vjeçari në Malësinë e Madhe

Një 37 vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Shtetasi me iniciale D.J., banues në fshatin Dukë rezulton nën masën “Arrest me burg”, dënim ky i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vajushi”.

Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja .

Vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja pas marrjes së informacionit në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vajushi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. J., 37 vjeç, banues në fshatin Dukë, Malësi e Madhe.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, pasi, këtij shtetasi, në tetor të vitit 2021, në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukë, Malësi e Madhe, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *