Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
I riu shqiptar ishte i shpallur në kërkim që nga viti 2019 si pjesë e hetimit të kryer nga Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Anagni për operacionin “Piazza Pulita”. 21 vjeçari ishte i përfshirë, së bashku me disa të tjerë, në një rrjet trafikantësh aktivë midis viteve 2019 dhe 2020 në provincën e Ciociaria.
I riu pas hetimeve ra në gjurmët e policisë dhe u arrestua në shtëpinë e të dashurës së tij.