Një 50-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim
Shtetasi me iniciale A.K., rezulton i dënuar nga Gjykata e Kretës me 1 vit e 3 muaj burg, pasi akuzohet për veprat penale ‘grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
50-vjeçari nga Tepelena u kap nga sektori i verifikimit të pasaportave, teksa po tentonte të futej në Greqi, kur nga verifikimi në sistem rezultoi me urdhër arresti nga Prokurori i Hanias.