I shpallur në kërkim për vrasjen në tentativë të dy personave, arrestohet 48 vjeçari

Një shtetas tjetër është vënë në prangat e policisë Fier. Aleksandër Agaçi është i akuzuar për “vrasje të dyfishtë”, kjo e mbetur në tentativë.

48 vjeçari, banues në Fier rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg. Mësohet se 48 vjeçari, ka lënë përgjysmë dënimin duke u arratisur, ndërkohë që mbas kapjes në Fier, ai duhet të kryejë tani më edhe pjesën e mbetur, 1 vit e 6 muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar:

Aleksandër Agaçi, 48 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian.

Ky shtetas u transferua në ambientet e DVP Fier, për veprime të mëtejshme.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *