I shpëtoi atentatit me snajper, e shkuara e errët e shënjestrës me dy emra në Durrës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Akil Nerjakun, shënjestra e atentatit të djeshëm në Durrës. 40-vjeçari, person me precedentë penale, për armëmbajtje pa leje, njihet edhe me emrin Gentjan, ndërkohë që nuk është hera e parë që është përfshirë në të tilla ngjarje.

Nerjkau rezulton gjithashtu i përfshirë dhe në disa ngjarje jashtë vendit. Ngjarja e djeshme, ku Nerjaku u qëllua me snajper, por fatmirësisht nuk mbeti i lënduar, nuk ishte hera e parë që 40-vjeçari ishte vënë në shënjestër, ndërsa dyshohet se shkak i sulmit të djeshëm ka qenë prishja e pazareve të drogës. Nerjaku është prangosur dhe nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 bashkë me Marjel Fierza, që duhet se ishte shok i ish-kreut të bandës së Durrës, Lul Berishës.

Sulmi

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në zonën e Plazhit, teksa Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por nuk e kanë kapur plumbat.

Siç u raportua dhe dje, mjeti nuk ishte në pronësi të tij, por të një personi tjetër me iniciale H.K.Automjeti rezulton i blinduar, çka me sa duket ka bërë që Nerjaku t’i shpëtojë plumbave./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *