I shpëtoi atentatit në Shkodër. Zbardhet dëshmia e Selami Brahimit

Është zbardhur dëshmia e Selami Brahimit i cili i shpëtoi atentatit në Shkodër një natë më parë. Ai tha për policinë se nuk ka marrë kërcënime dhe se nuk i ka parë personat që qëlluan me kallashnikov ndaj makinës së tij.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë.

Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, tha Brahimi gjatë dëshmisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *