Një nga galeritë më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, do të mirëpresë ekspozitën e artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht, Petrit Halilaj. Me titull ‘Shumë vrull mbi këtë pendë të gjelbër’, ekspozita do të zhvillohet në Tate St. Ives në Cornwall. Do të qëndrojë hapur mes tetorit 2021 dhe janarit 2022.
Lindur në Kosovë, Petrit Halilaj aktualisht punon midis Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë. Si fëmijë, ai i shpëtoi luftës në Kosovë dhe gjeti strehë me familjen e tij në një kamp refugjatësh. Temat e konfliktit etnik dhe luftës shfaqen në punën e tij. Peisazhet pikante rurale, zogjtë dhe kafshët, janë të ndërthurura me skena lufte dhe dhune.
Ndërsa përballet me ta, artisti heq dorë nga çdo patos dhe nostalgji, duke preferuar një qasje kritike, por optimiste. Që nga punimet e tij më të hershme, Halilaj ka zgjedhur të punojë me materiale dhe lëndë që janë të lidhura ngushtë me vendlindjen e tij dhe me kujtimet e tij të fëmijërisë, të cilat i lejojnë atij të shqyrtojë konceptin e ‘familjes bërthamore’, ‘kombit’ dhe ‘identitetit kulturor’.
Petrit Halilaj ka ekspozuar në institucione të ndryshme ndërkombëtare: Kunstraum në Innsbruck (2011), Qendra e Artit Bashkëkohor WIELS në Bruxelles (2013), Kölnischer Kunstverein di Colonia, Bundeskunsthalle në Bon (2015) dhe në Pirelli Hangar Bicocca në Milano (2015).
Kush është Petrit Halilaj?
Artisti ka lindur në Kosterrc, Kosovë, në 1986. Ai ka vazhduar të njihet dhe lavdërohet ndërkombëtarisht për punën e tij. Duke u bazuar në historinë dhe sfondin e jetës së tij, ai është i njohur për krijimin e pjesëve artistike të zgjeruara. Halilaj shpesh përfshin materiale nga Kosova në punët e tij, duke u dhënë një kleçkë individuale dhe personale.
Temat e tjera që ai eksploron përfshijnë kujtesën dhe identitetin kulturor. Halilaj emigroi për shkak të luftës brutale të Kosovës, që u zhvillua mes viteve 1998 dhe 1999. Ai ishte vetëm 13 vjeç, kur familja e tij u detyrua të kërkonte strehim në kampe në Kukes dhe Lezhe në Shqipëri.
Me qendër në Berlin, artisti ka krijuar një seri imazhesh, të bazuara në vizatime me maja, që ka bërë si fëmijë. Halilaj fillimisht vizatoi imazhet nën mbikëqyrjen e një psikologu, të pranishëm pranë një qëndre humanitare, në kampin e refugjatëve Kukes II.
Në vitin 2020, artisti u tërhoq nga bienalja e Beogradit pasi organizatorët nuk ranë dakord për renditjen e pjesëmarrësve nga Kosova. Artisti, tashmë i bazuar në Berlin, deklaroi se organizatorët e ekspozitës nuk ranë dakord mes tyre apo me të se si të paraqesnin kombësinë e tij.
Ndërkohë, ngjarja u organizua dhe drejtua nga Qendra Kulturore e Beogradit në Serbi dhe vendi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur; ndaj, ai vendosi të tërhiqej plotësisht nga shfaqja.
Halilaj i shkroi një letër të hapur ekspozitës duke detajuar përvojën dhe mendimet e tij. “Kur mora ftesën në Bienalen e Beogradit, unë isha i konfliktuar përbrenda, por gjithashtu e pashë si një mundësi për të krijuar një urë, për të hapur një dialog dhe për të eksploruar shtigje të reja pajtimi, përmes artit.”
Artistët kishin planifikuar të shfaqnin një video të titulluar ‘Shkrepëtima’, e cila tregonte një shfaqje teatrore që ai vuri në skenë në Runik, Kosovë – vendlindjen e tij. Vendi i shfaqjes ishte brenda rrënojave të Shtëpisë së Kulturës, e cila u shkatërrua gjatë luftës.
/Burimi: webwire/ përshtati në shqip Priza.al/