Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja këtë të premte është shpallur e pafajshme ndaj akuzave për fshehje pasurie dhe falsifikim të dokumenteve.
Në një deklaratë për mediat, Çiftja tha se ajo nuk është hetuar asnjëherë për probleme me pasurinë.
“Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingu , por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën, ashtu e ka vlerësuar e paraqitur në gjykim dhe dhënia e drejtësisë është nga gjykata”, tha ajo.