Julia Petrov dhe dy fëmijët e saj, të cilët ikën nga lufta në Ukrainë dhe u strehuan në Turqi, humbën jetën në Hatay pas tërmetit të parë në Kahramanmaraş. Ishte Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Ankara ai që konfirmoi lajmin. “Për fat të keq, 6 nga qytetarët tanë ukrainas humbën jetën, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur.”, tha ai.
Julia Petrov iku me fëmijët e saj Zakhar (10) dhe Matvii (5) pas luftës Ukrainë-Rusi që filloi më 24 shkurt 2022 dhe u strehua në Turqi. Duke lënë burrin e saj në Ukrainë, që ishte ushtar në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Petrov u vendos me një të afërm me 2 fëmijët e saj në lagjen Antakya të Hatay. Ndërtesa ku jetonin Petrov dhe fëmijët e saj u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi më 6 shkurt në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş.
Petrov dhe dy fëmijët e saj mbetën të bllokuar nën rrënoja. Burri i saj, i cili u plagos gjatë luftës dhe po trajtohej në vendin e tij, kontaktoi Ambasadën e Ukrainës në Ankara. Babai, i cili mësoi se gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin në rrënoja, e mori lajmin e hidhur ditën që erdhi në Turqi. Trupat e Petrov dhe të dy fëmijëve u nxorën nga rrënojat më 14 shkurt dhe u dërguan në Ukrainë.