I shtrirë në tokë me 9 plumba në trup, dalin pamjet e vrasjes së Edmond Papës brenda lokalit

Pas atentatit të biznesmenit Edmond Papa, del fotoja e parë nga vendi i ngjarjes, e shkrepur pak minuta pasi ndodhi ngjarja në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Siç duket në foto, Papa është i shtrirë pa ndjenja në mes të lokalit, teksa duket se autori ka shfrytëzuar një moment kur në lokal nuk ka pasur shumë klientë.

Viktima u qëllua mbrëmjen e djeshme pas një atentati. Autori ka hyrë dhe e ka qëlluar 9 herë me pistoletë të tipit “Glock”, përpara se të largohej në këmbë dhe të humbiste nëpër rrugica.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 10 persona, teksa nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e autorit. Papa ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, duke mos i mbijetuar plagëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *