I shtriu dorën për bashkëpunim/ PD: Rama bën diversion për të fshehur masakrën elektorale

Paraditen e sotme, kryeministri Rama tha gjatë një takimi me deputetët e PS-së se me PD-në do të konsultohet për emrin e ri të presidentit, pas shkarkimit të Ilir Metës dhe se me LSI-në s’do të ketë kurrë bashkëpunim.

Partia Demokratike i është përgjigjur me refuzim ftesës së bërë nga Rama, për një bashkëpunim. Në një deklaratë për mediat, PD-ja thotë se ftesa e Ramës është diversion, por beteja e tyre nuk do të ndalet.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen, ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur, dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *