I shumëkërkuar, ja identiteti me të cilin fshihej Leart Haxhiu në Greqi

Ditën e sotme policia e shtetit ka bërë me dije se falë një operacioni të suksesshëm ka bërë të mundur arrestimin e Leart Haxhiut në Greqi.

Haxhiu është shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017. Haxhiu po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posçme kundër Korrupsionit Ai ak qenë në kërkim ndërkombëtar për më shumë se tre vitesh.

Për masakrën e Lushnjes janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Antrio Kaloshi. Mësohet se Haxhiu ka mundur t’i shmanget drejtësisë, pasi në shtetin fqinj ka përdorur një identitet fals.

Identiteti i falsifikuar në lejen e qëndrimit greke është Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Burime bëjnë me dije se pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i ka dërguar të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *