I shumëkërkuar në Spanjë, kapet në Vlorë 41-vjeçari

Është vënë në pranga në Vlorë shtetasi K.D me qëllim ekstradimin, një shtetas i kërkuar për kultivimin dhe trafikim të narkotikëve.

41-vjeçari është banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë ishte i shumëkërkuar në Spanjë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

  1. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *