Karabinierët italianë kanë arrestuar mëngjesin e sotëm mësuesen Laura Bonafede, e cila kishte ndihmuar kreun mafioz Matteo Messina Denaro. Mediat vendase raportojnë se mësuesja 56-vjeçare e shkollës fillore, është vajza e bosit historik të Campobello di Mazara, aleatit të Denaros dhe pjesë e rrjetit të njerëzve që mbronin bosin mafioz gjatë fshehjes së tij.
Bonafede akuzohet për ndihmë dhe nxitje, si dhe prokurim të moszbatimit të dënimeve të rënduara me metodën mafioze. Mësuesja u dallua nga kamerat e sigurisë dy ditë para arrestimit të bosit mafioz, pasi bënte pazare për të nga frika se ai mund të infektohej nga Covid dhe nuk mund të dilte jashtë.
56-vjeçarja u dyshua si strumbullari rreth të cilit rrotullohej e gjithë periudha e arratisjes së kumbarit. Ajo i siguronte nevojat e përditshme bosit të mafies, i cili ishte shtruar në një spital në një provincë për problemet me shëndetin.
Kujtojmë se para saj u arrestua kushëriri i saj Andrea, topografi që huazoi identitetin e përdorur nga shefi për t’iu nënshtruar trajtimit të kancerit, kushëriri tjetër, i quajtur gjithashtu Andrea, punonjësi i bashkisë që bleu qindra receta mjekësore për Messina Denaron.