Emiliano Domi shqiptari 25-vjeçar që tentoi të vriste nënën e tij në New Jersey në SHBA me një thikë kuzhine në natën e Vitit të Ri, u tërbua sepse gruaja qeshi me të kur ai u ankua për spostimin e xhaketës së tij, deklaron policia.
Domi akuzohet për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe pesë akuza të tjera në ngjarjen e 31 dhjetorit. Gruaja iu nënshtrua një operacion për të hequr një teh thike dhe pritet të mbijetojë, sipas detektivëve të Zyrës së Prokurorit të Qarkut Bergen.
Në një deklaratë për shkakun e mundshëm të këtij gjesti të dhunshëm, detektivët shkruajnë se Domi ishte përballur me gruan për sportimin e një xhakete në divanin e dhomës së ndenjes. Gruaja “qeshi me të, gjë që bëri që Emilianon të zemërohej (dhe ai) e shtyu atë në tokë”, thuhet në deklaratë.
Domi pranoi para hetuesve se ka rrëmbyer një thikë kuzhine, ka goditur nënën dhe është larguar nga shtëpia, thanë autoritetet.
“Ai tha se qëllimi i tij ishte ta vriste atë dhe se ai u largua nga shtëpia duke besuar se ajo kishte vdekur”, shkruante detektivi në deklaratë.
Pak kohë më vonë, Domi hyri me qetësi në një furrë buke në Garfield dhe filloi të bënte pyetje që ngritën shqetësime te autoritetet. Këto shqetësime çuan në zbulimin e gruas së plagosur.
Domi u arrestua në Garfield më vonë gjatë ditës. Krahas tentativës për vrasje, Domi akuzohet për dy vepra për sulm të rëndë, tentativë kriminale dhe dy vepra me armë. Ai mbeti në burgun e Qarkut Bergen të martën, tregojnë të dhënat e burgut.
/Burimi: Nj.com/ Përshtati: Priza.al/