Ferhat Tugaj, pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Gjurmë të Kurbinit mbrëmjen e së mërkurës, ka folur për mediat duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.Ai thotë se breshëria e armës ndodhi sapo kishin shkuar në shtëpinë e tyre, që e kanë në katin e dytë të ndërtesës.
Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Sipas tij, kamerat e tij të sigurisë janë fikur pak sekonda para se të nisnin të shtënat. Kamerat kanë fiksuar vetëm momentin kur para biznesit vjen makina e autorëve.
“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për të frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë të futi plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë.
Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje. Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie.
Më ka ndodh një rast tjetër, kam pasur një punë makinash, se unë makina me qira jap këtu, më ka ndodhur jnë konflikt i vogël, kam shkuar në polici, kam bërë denoncim, veç deklaratë, marrin deklaratë aty edhe mbrapa ku jemi parë. Më shumë dëme materiale ka, rreth 7-8 mijë Euro jo më shumë. Më ka dëmtuar më shumë pjesa e ngjarjes që ka ndodhur se sa dëmtimi. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shifet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, thotë pronari Ferhat Tugaj./TV klan