I tejkaloi afati i paraburgimin/ Lirohet nga burgu Altin Avdyli, ‘Niçja’ i Shijakut. Bashkë me të dalin dhe tre të tjerë, por policia…    

Altin Avdyli, një nga të arrestuarit e dosjes 339, i njohur me nofkën “Niçja”, është liruar nga qelia, 14 muaj pas vënies së tij në pranga gjatë operacionit ‘Volvo 4’ për laboratorin e heroinës në Has.

“Report TV” raporton se, vendimi për lirimin e Avdylit nga qelia është marrë pasi janë tejkaluar afatet e paraburgimit. Bashkë me Avdylin janë liruar edhe tre persona të tjerë, që janë hetuar si pjesë e dosjes 339.

Gjykata ka caktuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore 24 orë tek dera për Avdylin dhe tre të tjerët që kanë dalë të lirë sot. Të katër personat kanë më shumë se 14 muaj në paraburgim, kur në fakt pas 12 muajve duhet të jepet të paktën vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, sipas ligjit.

Aksioni policor “Volvo-4” u krye në shtator të vitit 2018 ku një grup prej 22 personash u arrestuan në lidhje me një laborator heroine të pikasur në fshatin Brenogë të Hasit.

Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë. Avdylaj dhe grupi i tij u akuzuan për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *