Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar edi Ramën që të mos gabojë me integrimin e Shqipërisë në BE, pasi orientimi i shqiptarëve është perëndimi.
Nga qyteti i Shkodrës, Berisha akuzoi Ramën se ka gjetur disa mënyra për të larguar shqiptarët nga vendi, duke I arrestuar dhe lënë pa punë. Kjo sipas ish-kryeministrit i detyron ata të braktisin vendin.
Ne- tha Sali Berisha- nuk mundet ta pranojmë shkretimin e vendit, por të luftojnë për interesat e kombit shqiptar.
“Ne i themi që mos gabo, sepse nuk do mund të shkelmosh kurrë interesin kombëtar. Interesi kombëtar është orientimi perëndimor i kombit. Gjithçka bëhet në kurriz të shqiptarëve, nëse Çubrillovici thoshte ti përzëmë ata që të jemi ne. Asnjë luftë që ka përjetuar shqiptare nuk ka përzënë më shumë shqiptarë sesa Edi Rama. Si i ka përzënë? Me arrestime dhe papunësi. I ka përzënë të rinjtë.
Çdo gjë që ndodh rreth nesh ndodh sesi të ç’bëjmë, si të shpërfytyrojmë këtë komb. Ky përdor varfërinë si mjet për këtë qëllim. Por nuk mund të gjendet një vend i lirë në Evropë,
Varfëria rritet në mënyrë të frikshme, pse? Sepse paratë shpërdorohen, me paratë pasurohet qeveria
Më çonte një mesazh një demokrat nga Kelmendi, doktor tha, të gjitha fondet ia japin PS, duke filluar nga ndihma ekonomikë te të gjitha të tjerat.
A mundet ta pranojmë një gjë të tillë. Këto kanë shkretimin tonë si komb.
A mund të imagjinoni ju një zonë si Shkodra, e cila nga Velipoja deri në Theth është mahnitëse. Një rreth që mund të ketë 12 muaj të vitet turizëm intensiv”, tha Berisha me demokratët në Shkodër.