Si një person që nuk e pranon lehtë humbjen, Christiano Ronaldo shpesh është gjendur edhe në situata mllefi, ku pas disfatës në shtëpi kundër Everton e ka tepëruar sërish me gjestet. Ronaldo i ka thyer telefonin një tifozi. Video e cila po qarkullon nëpër rrjet, e ka detyruar sportistin të kërkojë falje publike duke i ofruar edhe një ofertë këtij të fundit. “Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.
Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive.”, shkruan ai.