Janë bërë publike pamjet të cilat tregojnë një qytetar nga Tirana, duke kundërshtuar efektivin e policisë i cili e kishte gjobitur për parkim të gabuar.
Në videon e publikuar tregohet Ermal Muçolli i cili pasi ka kërkuar llogari, e shtyn dhe e godet efektivin Zeqir Musaj, i cili bie për tokë.
Si pasojë e goditjeve efektivi ka thyer këmbën dhe ka qëndruar i shtrirë, deri në momentin kur në vendngjarje kanë mbërritur kolegët të cilët e kanë dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill, ndërsa Muçolli ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku prokurori i çështjes tha se veprimet ndaj efektivit janë të rënda dhe kanë rrezikuar jetën e tij.