I theu telefonin të dashurës dhe më pas e dhunoi, arrestohet 32-vjeçari

Dhuna vijon të mbetet një nga problemet kryesore të shoqërisë tonë. Një i ri ka rënë në  prangat e Policisë së Tiranës, pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ndërkohë blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një 47-vjeçar, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Dhuna në familje”, pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;

– A. Sh., 47 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *