“I thoshte ke dashnor, shkon nëpër hotele me dajën”, Dëshmia e njërit prej fëmijëve të çiftit Loka!

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Bedrie Loka vrau veten, ndërsa për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, pasi dyshohet se e ka shtyrë drejt aktit ekstrem. Në dosjen e Prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë janë zbardhur dëshmitë e fëmijëve të çiftit. Njëri prej tyre, i mituri K. Loka thotë se babai i tij akuzonte nënë se shkonte nëpër hotele me dajën.

Sipas fëmijës, Xhemal Loka e dhunonte dhe e ofendonte me fjalët më të rëndë.

“Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çifit Loka, shtetasi i mitur K. Loka deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras… e ka ofenduar me fjalë të rënda… e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri… babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te… daja im… dhe të gjyshja ime… ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s;’ke për të shku”, “babi im e shante e ofendonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”, thuhet në dosjen hetimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *