Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pranuar humbjen e 25 prillit. Partia e saj doli jashtë çdo pritshmërie nga zgjedhjet, ku mori vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara, të cilat ndahen 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër.
Kryemadhi tha se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo thotë se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve dhe të parët që duhen uruar janë oligarkët dhe bandat.
“Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë dhe ata janë të parët që duhen uruar. Uroj presidentin Vucic për parashikimin e rezultatit. Sot u mbyllën votimet për mandatet. Dua të falënderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë të pavlefshmit ku 70% janë të LSI.
Një falënderim zemre, shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk pranuan as të intimidohen dhe as të shiten. Nuk u trembem nga kërcënimet, por vazhduan betejën.
Makineria politike-mediatike kundër LSI, e cila nuk u tërhoq në asnjë moment prej dy vitesh që në momentin kur ne si LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji, e cila pati pasojat në këtë rezultat që dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ku patëm një strategji të gabuar duke filluar nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje lokale gjë që i dhamë pushtet në dorë Ramës dhe bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar kushtetuan.
Ky rezultat tregoi që shqetësimi i presidentit ishte i drejtë, prandaj dua që dhe në emër të LSI ti kërkoj falje për këtë çast, për këtë veprim dhe për këtë qëndrim i cili nuk solli gjë tjetër veçse rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve”, tha Kryemadhi.