Një lajm i keq është bërë me dije për kampin bavarez ku trajneri Julian Nagelsman rezultoi pozitiv me COVID-19.
Ndonëse është plotësisht i vaksinuar, ku ka marrë të dyja dozat e vaksinës, tekniku gjerman është prekur nga Koronavirusi dhe do izolohet në shtëpinë e tij.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bayern Munchen me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku njofton se trajneri Nagelsman është infektuar. Ai është u rikthyer në Mynih veçmas nga ekipi me avion ambulancë, për të shkuar më pas direkt në shtëpinë e tij.
“Pavarësisht se është vaksinuar plotësisht, Julian Nagelsman, trajneri 34-vjeçar i Bajernit të Mynihut, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është duke u rikthyer në Mynih veçmas nga ekipi me ambulancë ajrore dhe do të vetë-izolohet në shtëpi” – shkruhet në një njoftimin e klubit gjerman.
/Priza.al/