I vendosën tritol në makinë, drejtoresha në Shkodër: Nuk kam konflikte me askënd

Një makine iu vendos tritol në qytetin e Shkodrës, ku shënjestra ishte drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, të cilës iu vu eksploziv në mjetin e saj personal tip “Range Rover”.

Lidhur me ngjarjen, vetë Kuka ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd” ka qenë kjo deklarata e drejtoreshës, si dhe ka qenë vetë ajo e cila ka njoftuar policinë, se poshtë fuoristradës së saj ndodhet një pako e dyshimtë.

Burime për median bëjnë me dije lënda plasëse e cila ishte e vendosur poshtë automjetit ka qenë e mbështjellë me një pako të kroasanëve “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit. Sakaq ende ngelet e paqartë se si është kuptuar që poshtë mjetit tip “Range Rover” është një pako e dyshimtë.

https://www.priza.al/2022/06/28/foto-ja-kush-eshte-drejtoresha-qe-iu-vendos-tritol-pasditen-e-sotme/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *