Një shpërthim tritoli në hotelin ‘Yacht’ me pronar, Marinel Murati ka tronditur qytetin e Sarandës dhe pushuesit. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e hotelit, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Lidhur me ngjarjen, burime për median bëjnë me dije se vetë drejtori i FSKDSH-së ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë, si dhe nuk ka dijeni se kush është autori i kësaj vepre.
“Nuk kam konflikt me askënd”, deklaroi Murati para uniformave blu dje.
https://www.priza.al/2022/06/30/emrifoto-shperthim-tritoli-ne-sarande-ja-kush-eshte-pronari-i-hotelit/