I vendosën tritol ‘Range Rover-it’ të noteres, gazetari Hoxha zbulon prapaskenat

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë informacione lidhur me shpërthimin e makinës së ish-noteres Rezarta Koçi. Në Abc News ai foli edhe për lidhjet e ish-noteres me fajdet.

Sipas gazetarit, Koçi kishte marrë para me fajde dhe ia kishin katërfishuar shumën e marrë borxh nga ajo, e cila kap shifrën e më shumë se 650 mijë eurove.

“Ish-noterja ka marrë para me fajde, përveç kallëzimeve që janë bërë në adresë të saj. Një person shumë i afërt i saj që ka pasur lidhje, ka humbur jetën në Mamurras nga një aksident dhe sot ndodhet në situatën edhe për detyrimet që ka pasur personi në fjalë, diku 150 mijë euro, që personat që ja kanë dhënë me fajde, ja kanë katërfishuar, i kanë kërkuar 650 mijë euro. Edhe fondacioni Xhaferri nuk e kalonte në këto nivele. Ish-noteres i është treguar se nuk mund të rrijë e qetë dhe se i ka mbaruar afati, dhe se janë në gjendje ti bëjnë keq asaj,”-tha Hoxha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *