I vendosën tritolin në derë të shtëpisë/ Shënjestra, shtëpia e vëllait të ish-prokurorit

Mbrëmjen e djeshme, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Mamurras, Kurbin. Burime nga policia bënë me dije se në oborrin e banesës së shtetasit Shpëtim Ndreca, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burime për ‘Syri.net’ thonë se Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, teksa është i ndarë nga bashkëshortja. Ende nuk ka një pistë konkrete nga ana e hetuesve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *