Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës gjatë natës së sotme, ku banesës së një efektivi të policisë i është vendosur eksploziv.
U mësua se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e shpërthimit.