I vjehrri organizoi protestën, Armina Mevlani i drejtohet Bashës: Trego dinjitet, mos qëndro aty ku nuk të duan!

Partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot para selisë së PD-së. Blogerja u shpreh e indinjuar për situatën ku ndodhet sipas saj opozita ‘false’ e Bashës.

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë në detyrë, kur demokratët nuk e duan.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani.

Armina
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *