Së fundmi, sportistja e njohur Klodiana Shala, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Aldo Moring Show’ ku ka rrëfyer një eksperiencë jo të këndshme për të. Ajo iu bashkua temës së ditës, me anë të një lidhje direkte. Shala ndër të tjera rrëfeu se ka qenë viktimë e një vjedhjeje në biznesin e saj.
Sportistja shpjegoi se pas veprës penale kanë qenë miq të ngushtë të saj, por në rastin konkret ka vendosur që çështjen ta zgjidhin autoritetet dhe jo të merrej personalisht.
“Më ka ndodhur. Më ka ndodhur se kam pasur biznesin tim privat kështu që më ka ndodhur që ma kanë vjedhur biles dhe njerëzit më të ngushtë. Kam pasur dhe punonjës të tjerë, kështu që ia kam lënë gjithsecilit. Në përgjithësi, unë ia lë Zotit, por kur kam biznesin tim, në këtë temë unë do ia lë institucioneve përkatëse dhe jo të gjëmoj fëmijën e jo më shumë aksidentin”-shtoi sportistja.
Disa kohë më parë Klodiana ndau me të gjithë operacionin e vështirë që iu nënshtrua në Londër. Ajo tregon se:
“Momente te vështira të gjithë kanë pafund. Siç kam kaluar me mamin, por sakrifica e madhe që e kam përjetuar ka qenë në vitin 2012 kur unë u largova nga sporti. Nuk u largova me dëshirën time. Kisha një vit të tërë sakrificë që isha në një fazë përgatitore. Një stërvitje pafund, 8 orë në ditë stërvitje.
Nuk takoja njeri nga familja sepse isha e grumbulluar për të marrë pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012. Pasi kapa normën që ishim 15 sportistet më të mira në botë, isha edhe unë në 200 metra. Pata një dëmtim. Vuajta shumë 2 muaj në Shqipëri. Nuk lashë doktor pa shkuar. Pas dy muajsh terapi të ndryshme unë u nisa për në Londër. Një ditë para garës time zëre se u paralizova. Më morën me barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore ku e vuajta mbrapa, por vështirësia ishte që lashë sportin. Dhe e lashë në momentin kur isha në kulm”.