Me duar të lidhura nga pas dhe i veshur vetëm me të brendshme 19-vjeçari ka vrapuar në rrugët e qytetit për të ndaluar disa hajdut t’i vidhnin banesën e tij në Greqi.
Mediat greke raportojnë se dy hajdutët kishin hyrë mëngjesin e 3 gushtit në apartamentin e 19-vjeçarit, i cili ishte në shtëpi bashkë me prindërit në gjumë.
Dy autorët e pa maskuar hynë në banesë dhe me armë i ulën në gjunjë anëtarët e familjes, prindërit dhe djalin e tyre të vogël, duke i lidhur duart me rripa plastikë. Më pas morën para dhe sende me vlerë dhe dolën nga banesa duke menduar se kishin kohë të
Sapo hajdutët ikën, 19-vjeçari pavarësisht se ishte i lidhur dhe pa rroba i ndoqi nga pas rrugëve të qytetit.
“Doja ta çoja gjënë deri në fund, nuk doja t’i lejoja asnjë hapësirë që të shpëtonin nga policia”, ka thënë 19-vjeçari për mediat greke.
Mësohet se dy autorët janë shtetas malazezë. Njëri nga hajdutët u rrëzua teksa po përpiqej të largohej. Ai pësoi atak kardiak dhe aktualisht ndodhet në spital, ndërsa hajduti tjetër u arrestua nga policia greke.