Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi i ka grabitur automjetin një gruaje.
Shtetasi me iniciale V.K., akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Mësohet se i riu ka qenë edhe më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bared”, nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh. I vodhi automjetin një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacioni e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bared”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
– V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.