Një 26 vjeçar është arrestuar ditën Mnellë e Madhe, Vau Dejës, pasi vodhi, nën kërcënimin e armës, një shumë lekësh.
Shtetasi me iniciale Gj.D., akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga 26 vjeçari për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pecaj”.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pecaj”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnellë e Madhe, Vau Dejës.
Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.