Bie në prangat e policisë një 20-vjeçar nga Korça, nën akuzen për veprën penale “Vjedhja” pasi i riu me iniciale A.V. i ka vjedhur shumën e parave në portofol, një 48-vjeçareje.
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 20 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, i ka vjedhur shumën e parave në portofol, një 48-vjeçareje.