Ushtria ruse i ka vrarë djalin e saj të vetëm,27 vjeçares në Ukrainë.
Edhe pse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vdekjet e civilëve në Ukrainë pasi Rusia u akuzua për krime lufte. Jeremy Bowen, gazetar i BBC-së ka takuar një nënë në periferi të Kievit, e cila humbi djalin.
Ajo ishte larguar nga shtëpia në momentin kur bombardimet filluan, por kur u rikthye zbuloi vdekjen e djalit të saj.
“Tani jam vetëm. Djali im ishte vetëm 27 vjeç. Donte të jetonte”, shprehet gruaja.
Sakaq, pas vdekjes së djalit gruaja u largua nga banesa ndërsa rusët hynë në shtëpi dhe më pas në oborr lanë shishe të mbushura me votka.
Ndërkohë, nëna ka kryer vetë të gjithë procesin e varrimit të djalit të saj, duke e tërhequr trupin e vdekur nga rruga dhe e varrosi në një gropë që hapi vetë në oborr.
“Mbulova varrin me batanije që ta mbroj nga qentë. Nuk munda ta vesh me kofin mu desh ta mbuloja me qilim”, shton ndër të tjera ajo.
Sakaq, reportazhi mbyllet me nënën që puth foton e djalit e nuk i mban dot lotët.