Kur kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Në 12 Gusht të vitit 2019, 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.
Dukate Selimi, nëna e Florian Selimit endet nëpër gjyqe për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Edhe pse çështja ka shkuar për gjykim, ajo shprehet me rezerva për trupën gjykuese dhe se janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore.
Nëna e Florian Selimit pretendon se gjyqtari Alfred Konomi ka thyer etikën profesionale duke i kërkuar prezencë të viktimës në gjyq dhe duke shkaktuar të qeshura tek të dyshuarit për vrasjen e djalit.
Më tej Dukate Selimi ka pretenduar se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila mungonte dhe shtyhej seanca, gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë