Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në banesën e tyre. Mediat vendase shkruajnë se i dyshuari kryesor në lidhje me këtë ngjarje është djali i viktimave, 55 vjeçari Osvaldo Turazza.
Viktimat janë Giampaolo Turazza dhe Wilma Vezzaro , 75 dhe 73 vjeç. Ata do të ishin goditur me thikë kuzhine në fyt babai në dhomë, nëna në përpjekje për t’u arratisur, u gjet në korridorin e banesës së tyre.
Ndërkaq policia ka arrestuar 55 vjeçarin dhe po e merr në pyetje.
Fqinjët e përshkruajnë çiftin si të sjellshëm, të rezervuar dhe dashamirës të maceve dhe kafshëve.