I vunë eksploziv/ Flet pronari i lokalit në Tiranë, pista kryesore

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në orët e para të ditës së sotme në Tiranë ku një sasi lënde plasëse u vendos në ambientin e jashtëm të një lokali.

Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit, që ishte në pronësi të 44-vjeçarit Sotiraq Halili, në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Pronari i lokalit, ka pohuar se nuk ka dijeni mbi personat që mund t’i keni vendosur lëndën plasëse. Ai ka mohuar të ketë konflikte por pista kryesore që policia po heton është ndonjë konflikt i mundshëm i tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *