Gjykata e Tiranës, ka dhënë vendimin për dy autorët e vendosjes së një sasie tritoli në një fasioneri në zonën e Freskut.
Gjykata ka lënë në burg Edmond Arapin ndërsa në arrest shtëpie 16-vjeçarin Arnold Vatoci.
Ngjarja ndodhi më datë 25 maj në Tiranë ku një sasi tritoli shpërtheu në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të një shtetasi italian.
Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar ndërsa porositësi ka qenë 46-vjeçari Edmond Arapi ndërsa ai që ka vendosur lëndën plasëse 16-vjeçari Arnold Vatoci.