Një 42-vjeçar i ka vënë flakën banesës së tij në rrugën Memo Meto duke u asfiksuar edhe vetë. Dyshohet se personi në fjalë është më probleme mendore. Të paktën 3 zjarrëfikse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.
Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.