I vuri tritol oficerit të policisë 3 vite më parë, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 32-vjeçarin Dedë Nikaj. Ai është i dyshuari kryesor i Policisë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020.

Mbi 32-vjeçarin rëndojnë dy akuza. Ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.

Trioli në banesën e Milanit ndodhi në vitin 2020.
Në momentin e shpërthimit në shtëpi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e oficerit ndërsa vetë oficeri ka qenë në automjet duke shkuar në komisariat të policisë në Shkodër. Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol u vendos në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës.

 

Pavarësisht shpërthimit polici nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë. Ai është lajmëruar më tej nga familjarët për ngjarjen. Vetë polici Milani dyshoi në atë kohë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth, për shkak të problematikës në kultivimin e drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *