Sotir Çabiri, autori i shpërthimit me eksploziv një ditë më parë në hotel Bizantin në Sarandë ka dëshmuar para policisë.
Nga pamjet e siguruara nga kamerat, ai ka dalë nga subjekti 2 minuta para shpërthimit. Para uniformave blu, Çabiri ka thënë se është rikthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim.
Ai gjithashtu ka deklaruar se gjykata vendosi në favor të shtetasit Dhimitraq Evangjeliut por pretendon se toka është e tij.
“Shkova të merrja një valixhe me rroba pasi do të nisesha për udhëtim. Gjykata ia dha, por toka është e imja”, ka thënë Çabiri.
36-vjeçari është arrestuar sot, një ditë pasi u shoqërua në polici, ndërkohë që në kërkim është shpllur dhe babai i tij. Ai instaloi 30 kg dinamit një ditë më parë dhe rrafshoi hotelin më të vjetër në Sarandë. Fatmirësht nuk kishte persona të lënduar, por dëmet ishin të mëdha në dhjetëra biznese e banesa.
Spiro Çabiri prej vitesh ishte në konflikt pronësie me një shtetas grek të quajtur Dhimitër Evangjeliu. Së fundmi Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur që prona t’i kalonte shtetasit grek.