Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, ish-komandantit të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ndodhi edhe tragjedia me katër të vra, është gjetur i pajetë në banesën tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Reps të Mirditës.
Komshinjtë dhe kryetari i fshatit Simon Kola kanë parë tymin dhe flakët që kanë përfshirë shtëpinë e Prendit dhe janë përpjekur të hapin dyert për ta shpëtuar të zotin e shtëpisë, por nuk ia kanë dalë dot.
Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Posaçme, 60-vjeçari Prendi është nxjerrë i pajetë, teksa banesa është shkrumbuar. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht raportohet se Prendi i ka vënë flakën banesës për tu vetëflijuar. Nikoll Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në këtë banesë. Shkaqet që mund ta kenë çuar drejt këtij vendimi drastik nuk dihen ende.
/Priza.al/